Mbrëmje magjike në ‘All Star Game’, ‘Yjet’ e Lindjes dominojnë ndaj Perëndimit me rekord pikësh

Mbrëmje magjike në ‘All Star Game’, ‘Yjet’ e Lindjes dominojnë ndaj Perëndimit me rekord pikësh

11:01, 19/02/2024

Konferenca e Lindjes fitoi 211-186 ndaj asaj të Perëndimit në mbrëmjen magjike të All Star Game në NBA.

Kjo është ndeshja që vendosi rekordin e pikëve në këtë përballje mes yjeve të basketbollit amerikan.

Për herë të parë në një ndeshje All Star një ekip arrin të kalojë kuotën e 200 pikëve, ndërkohë që në total u realizuan 397 pikë. Mbrojtjet thuajse nuk ekzistuan fare, ndërkohë që basketbollistët gjuajtën plot 168 herë nga distanca.

Ndeshja e luajtur në Indianapolis ishte si një miqësore, ku ekipet nuk mbrojtën, por u përpoqën të dhurojnë spektakël.

Ekipi i Lindjes u shkëput 104-89 që në pjesën e parë dhe nuk e vuri në asnjë moment në diskutim fitoren.

Trofeun MVP e mori basketbollisti Damian Lillard, që me 39 pikët e realizuara ishte shënuesi më i mirë i ekipit fitues.

Për Perëndimin u dallua Towns me 50 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar dhe merituar trofeun personal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco