Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Hetimi i TIMS, frika e socialistëve

Paraqitjet e legjionarëve/ Muçolli realizon dy gola, shënojnë edhe Uzuni, Manaj, Daku e Kurtulan

Paraqitjet e legjionarëve/ Muçolli realizon dy gola, shënojnë edhe Uzuni, Manaj, Daku e Kurtulan

10:04, 19/02/2024

Legjionarët kuqezi vijojnë të bëjnë paraqitje të mira në Europë, teksa edhe këtë fundjavë disa prej tyre ishin protagonist me gola.

Në kampionatin spanjoll, Myrto Uzuni u rikthye te goli teksa gjeti rrugën e rrjetës me Granadën në sfidën ndaj Almeria. Granada ishte në disavantazh dhe goli i Uzunit në të 75-ën vendosi baraspeshën, duke i dhënë një pikë me tepër vlerë skuadrës së tij.

Rey Manaj po kalon një moment fantastik, teksa realizoi sërish nga goditja e dënimit me Sivassporin në transfertë ndaj Hatayspor.

Sfida përfundoi në barazim 1-1 dhe sulmuesi kuqezi e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 17-të, teksa ishte goli i 13-të për të në kampionatin turk.

Pasi realizoi nga pika e bardhë e penalltisë javën e kaluar, Arbnor Muçolli shënoi dy gola të tjerë në sfidën e kupës të Goteborg ndaj United Nordic.

Muçolli zhvilloi një ndeshje shumë të mirë dhe dha një kontribut të madh në fitoren 4-3 të skuadrës së tij.

Mirlind Daku shënoi gol për Rubin Kazan në ndeshjen miqësore ndaj Gangwon. Rubin Kazan fitoi 2-0 dhe sulmuesi kuqezi realizoi golin e dytë në këtë sfidë.

Sulmuesi i shpresave, Arda Kurtulan gjeti sërish rrugën e rrjetës në sfidën Diyarbekirspor-Erokspor.

Skuadra ku aktivizohet Kurtulan fitoi 3-2 dhe sulmuesi kuqezi realizoi golin e dytë për Diyarbekirspor në këtë takim.

Në sfidën që u zhvillua në mesjavë, Anis Mehmeti dha kontributin e tij për Bristol City me një asist në fitoren ndaj Southampton me rezultatin 3-1.

Mehmeti shërbeu saktë për shokun e skuadrës Samuel Bell që i dha avantazhin skuadrës së Bristol City.

Titullarë me skuadrat e tyre u aktivizuan edhe Elhan Kastrati, Ivan Balliu, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Ardian Ismajli, Ylber Ramadani, Keidi Bare, Klaus Gjasula, Nedim Bajrami, Taulant Seferi, Arbnor Muja, ndërkohë dha kontributin e tij si zëvendësues Kristjan Asllani.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco