Pse ishte historike fitorja e Monzës ndaj Milanit...?

Pse ishte historike fitorja e Monzës ndaj Milanit...?

09:12, 19/02/2024

Monza mundi mbrëmjen e djeshme Milanin me shifrat 4-2, duke siguruar një rezultat të rëndësishëm ndaj një prej emrave të mëdhenj të kampionatit italian, sidomos për moralin për skuadrën,

Por njëkohësisht, sfida ka shërbyer për të regjistruar një të dhënë historike për skuadrën e Monzës.

Kjo e fundit, nuk është shquar për rezultate mbresëlënëse në elitën e futbollit italian. Ndaj rezulton se fitorja e djeshme 4-2 ndaj kuqezinjve, ishte e para në të cilën ky klub regjistronte katër apo më shumë gola të shënuar në një ndeshje të vetme në Serinë A.

Një arritje jo e vogël për klubin i cili nuk kishte ambicie të tilla kur u ble nga Silvio Berluskoni vetëm pak vite më parë, teksa u kthye në një realitet të futbollit italian, duke qëndruar plotësisht me meritë në elitë edhe pas vdekjes së presidentit i cili shkroi historinë në vitet e tij si pronari i Milanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco