UEFA prezanton 'London’s ball', topin zyrtar të Champions League në vazhdim

UEFA prezanton 'London’s ball', topin zyrtar të Champions League në vazhdim

14:55, 12/02/2024

 

UEFA përmes faqes së saj zyrtare ka prezantuar topin që do të hyjë në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve dhe që do të përdoret edhe në finalen e 1 qershorit në “Wembley”. Ky është shënimi i saj:

“Adidas, furnizuesi zyrtar i topit të UEFA Champions League 2023/24 ka prezantuar ‘UCL Pro Ball London’, i cili do të përdoret për fazën eliminatore deri në finalen e të shtunës së 1 qershorit në ‘Wembley’. Dizajni i topit ngërthen qytetin e Londrës, me grafika të gjalla që përshkruajnë dy luanë vrumbullues duke luftuar mes yjeve.

Luani simbolizon trashëgiminë e pasur historike dhe kulturore të Mbretërisë së Bashkuar, forcën dhe guximin e lojtarëve dhe madhështinë e trofeut më të lakmuar në futbollin evropian të klubeve”.

Topi mburret me një sërë teknologjish ‘Adidas Performance’, të tilla si tekstura inovative e sipërfaqes ‘PRISMA’ që ofron saktësi edhe më të madhe për lojtarët më të fortë të Evropës. Veshja e jashtme garanton kapje optimale dhe kontroll të plotë, ndërsa struktura pa tela e mbyllur me nxehtësi garanton performancë maksimale.

Adidas ka prodhuar topat zyrtarë të ndeshjeve të Champions League që nga viti 2001 dhe ka krijuar një partneritet shumë të suksesshëm me UEFA-n, në garat e meshkujve dhe femrave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco