Flamurtari mund rivalet e Partizanit dhe rimerr kreun e renditjes, Kamza Basket humbet ndaj Apolonisë

Flamurtari mund rivalet e Partizanit dhe rimerr kreun e renditjes, Kamza Basket humbet ndaj Apolonisë

13:13, 12/02/2024

Është luajtur ndeshja e fundit të javës së 13-të në basketboll për femra, ku Flamurtari kampion fitoi 74-69 ndaj Partizanit, sfidë e zhvilluar në Vlorë. Pas një periode të parë të ekuilibruar, skuadra vlonjate merr frenat e lojës në dorë, duke u shkëputur dhe merituar fitoren, që e rikthen në krye të renditjes.

Te meshkujt, surprizë fitorja e Apolonisë ndaj Kamza Basket me shifrat 95-70, sukses që afron fierakët me zonën play off. Kamza luajti mirë vetëm në periodën e parë, pasi më tej në fushë dominoi Apolonia, ku u dallua Hamilton me 34 pikë. Në Vlorë, ekipi i Flamurtarit mundi 86-66 Fieri Basket, ndeshje ku u dallua Kollovi me 24 pikë.

Kategoria e Parë-Femra, java e 13-të

Flamurtari – Partizani, 74-69

Renditja: Flamurtari 25 pikë, Tirana 24 pikë, Partizani 23 pikë, Vllaznia 20 pikë, Teuta 18 pikë, Studenti 18 pikë, Elbasani 15 pikë, Barleti Basket 13 pikë.

Superliga-Meshkuj, java e 14-të

Flamurtari – Fieri Basket, 86-66

Apolonia – Kamza Basket, 95-70

Renditja: Besëlidhja 24 pikë, Vllaznia 22 pikë, Tirana 22 pikë, Kamza Basket 22 pikë, Teuta 21 pikë, Apolonia 21 pikë, Elbasani 18 pikë, Partizani 17 pikë, Flamurtari 17 pikë, Fieri Basket 13 pikë, Skënderbeu 13 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco