Finalja e Super Bowl 2024/ Kansas City mbron titullin, mposht San Francisco 49ers në kohen shtesë!

Finalja e Super Bowl 2024/ Kansas City mbron titullin, mposht San Francisco 49ers në kohen shtesë!

10:32, 12/02/2024

Kansas City Chiefs u bë të dielën skuadra e parë që fitoi Super Bowl radhazi në 19 vjet, duke mposhtur San Francisco 49ers me rezultatin 25-22 gjatë kohës shtesë në Las Vegas. Të udhëhequr nga qendërmbrojtësi Patrick Mahomes, Chiefs kanë fituar Super Bowls tre herë gjatë pesë sezoneve të fundit.

“E gjithë ndeshja ishte një mikrokozmos i gjithë sezonit tonë, jam shumë krenar për djemtë. Ata vazhduan të besonin deri në fund” tha Mahomes për “CBS”.

Super Bowl-i i së dielës ishte një pamje e asaj që Reid dhe menaxheri i përgjithshëm Brett Veach kanë ndërtuar gjatë viteve. Ka ikur koha kur Chiefs shënonin 50 pikë çdo ndeshje me Mahomas që e hidhte topin nga shtylla në shtyllë. Tani, Kansas City Chiefs është ndërtuar mbi zotërime më të gjata, me një lojë të fortë vrapimi dhe një mbrojtje dominuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco