Lajmi i fundit

Zhvillimet në PL, reagon Kryemadhi: Çdo tentativë imponuese përjashtuese është ...

1 në 3 tifozë në Spanjë janë me Real Madridin

1 në 3 tifozë në Spanjë janë me Real Madridin

19:03, 19/05/2017

Real Madridi është ekipi me më shumë tifozë në Spanjë.

Sipas një studimi të AIMC, një në tre spanjollë që pretendojnë të jenë tifozë të një ekipi janë madrilen, shkruan Indeksonline.

32.4 % e tifozëve janë të bardhë, duke kaluar 25.7% të tifozëve blaugran.

Pas tyre janë Atletico Madrid me 7.6% të tifozëve, Valencia me 4.1% dhe Athletic Bilbao 3.9%,

Gjithashtu madrilenët prijnë edhe sa i përket produkteve të shitura. 9% e popullsisë kanë pranuar se kanë blerë një produkt të pajisjeve të futbollit dhe Real Madridi qëndron me 2.4% dhe 26.5% të atyre që kanë blerë një produkt të lojtarëve si Ronaldo apo Ramos. 

Në këtë aspekt Barcelona është poashtu në vendin e dytë me 21.3% dhe Atletico Madrid me 12.5%.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco