Jorge Sampaoli: Dëgjova zemrën kur zgjodha Argjentinën

Jorge Sampaoli: Dëgjova zemrën kur zgjodha Argjentinën

18:47, 19/05/2017

Jorge Sampaoli ka treguar se ka bërë zgjedhjen e tij, të jetë trajner i ardhshëm i kombëtares së Argjentinës.

Trajneri i Sevillas ka qenë cak i shumë skuadrave evropiane, por edhe kombëtareve pas sukseseve me kombëtaren e Kilit dhe klubin spanjoll.

Megjithatë, Sampaoli duket se ka bërë zgjedhjen e tij, të jetë trajner i ardhshëm i kombit të tij, Argjentinës.

Sampaoli ka theksuar se po e lë Sevillan për Argjentinës, por vendimin final duhet ta marr presidenti i klubit spanjoll.

“Nuk po largohem nga Sevilla për një tjetër skuadër. Po shkoj për vendin tim. Është një ndryshim që e kam bërë me zemër për vendin tim”, tha Sampaoli gjatë konferencës për media.

“Realiteti do të jepet nga presidenti i Sevilias, Jose Castro. Ka një kontratë për të respektuar dhe asgjë nuk është zgjidhur ende”, përfundoi trajneri argjentinas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco