Një tjetër sulmues shqiptar mund të kalojë në Serinë A, e duan kampionët e Napolit

Një tjetër sulmues shqiptar mund të kalojë në Serinë A, e duan kampionët e Napolit

13:46, 13/12/2023

Dhjetë gola deri tani, kur 9 janë shënuar në kampionat dhe 1 në Kupë.

Kristian Shpendi është në rrugën e duhur për të bërë hapin e madh në karrierën e tij.

Sulmuesi shqiptar që po kalon një formë fantastike te Çezena në Serinë C, duke udhëhequr këta të fundit drejt promovimit në një kategori më lart, është vënë në shënjestrën e disa klubeve të Serisë B dhe A.

Vetëm 20-vjeç, Kristian është në gjurmët e vëllait të tij binjak Stiven, për të cilin Empoli i Serisë A pagoi te Çezena 2.2 milionë euro.

Në monitorim sipas mediave italiane, për Kristianin janë duke e mbajtur Sasuolo, Napoli dhe Fiorentina.

Po ashtu edhe me moshat e Shqipërisë, Kristian ka shënuar 4 gola në total, tri me ekipin kombëtar U-19 dhe një me Shpresat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco