E mbylli grupin me pikë të plota, milionat që arkëtoi Real Madridi

E mbylli grupin me pikë të plota, milionat që arkëtoi Real Madridi

11:13, 13/12/2023

Real Madridi e mbylli me shumë stil fazën e grupeve të Champions League, në Berlin ndaj Unionit.

Ancelotti e bëri këtë duke marrë fitoren e gjashtë në po kaq ndeshje.

Triumf i plotë, që konfirmon autoritetin me të cilin të madrilenët kanë ecur në këtë fazë të parë të kompeticionit.

Kualifikimi ishte i qetë (e mbylli pas xhiros së katërt), lidershipi ishte i pakontestueshëm (e siguroi kreun e grupit në ndeshjen e parafundit).

Dominimi dërrmues me 6 fitore në 6 ndeshje dërgon një mesazh fuqie për vazhdimin e Champions League, çfarë do të vijë vitin e ardhshëm.

Një fushatë në grupe e plotë (6/6), që nuk është e lehtë të arrihet. Madje, Real Madridi është hera e tretë që e arrin këtë, e dyta për Ancelottin, i cili si trajner i bardhë e bëri për herë të parë në sezonin 2014-2015.

Hera tjetër ishte me Mourinho në stol, më 2011-2012.

Kjo herë ka meritën e shtuar se arrihet me 7 mungesa të rëndësishme (të dëmtuar) dhe me rotacione të bollshme në formacion, duke menduar për dhënien e pushimeve, sepse nuk rrezikohej asgjë për “Los Blancos”.

Fakti është se Real Madridi e nisi duke fituar fazën e grupeve dhe kështu vazhdoi deri në fund, dje.

Një fushatë kualifikuesesh në grup që vjen me shpërblim ekonomik të shtuar.

Nëse në aspektin sportiv, Real Madridi u kualifikua në 1/8 finale dhe do ta luajë ndeshjen e dytë të raundit vijues në shtëpi, në aspektin ekonomik ka fituar tashmë 42 milionë euro falë performancës së tij të jashtëzakonshme deri tani.

Me 6 fitoret e arritura, madrilenët kanë arkëtuar 16.8 milionë euro, të cilave duhet t’iu shtohet tarifa fikse për pjesëmarrjen në Champions prej 15.6 milionë euro, plus 9.6 milionë për kalimin në 16-she.

Një shumë e rëndësishme për arkat e klubit dhe rritje e mëtejshme e besimit për rezultatet e një ekipi që nuk ka humbur nga shtatori.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco