Rezultatet në NBA/ Boston merr kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes

Rezultatet në NBA/ Boston merr kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes

10:31, 13/12/2023

Kampionët e Denver korrin fitoren e 16-të sezonale në NBA, duke mundur 114-106 Chicago jashtë fushe.

Jackson me 25 pikë ishte shënuesi më i mirë për Denver, ndërkohë që 50 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit.

Humbasin Lakers, që u mundën 127-125 nga Dallas. Doncic me 32 pikë e Hardaway me 32 pikë fituan duelin me dyshen Davis-James, që realizuan 70 pikë së bashku.

Pa probleme fiton Boston, që mposhti në fushën e tij Cleveland me rezultatin 120-113.

Të gjithë titullarët e Boston realizuan mbi 10 pikë, ndërkohë që fitorja e ngjit ekipin në krye të renditjes në Lindje.

Në sekondat e fundit humbet Golden State, që u mund 119-116 nga Phoenix, ndeshje me rivalitet. Booker me 32 pikë ishte lider në fund për Suns.

Fiton ekipi i Clippers, që falë 31 pikëve të Leonard, mundi 119-99 Sacramento dhe hyn në zonën play off.

Rezultatet

Boston – Cleveland 120-113

Dallas – Lakers 127-125

Chicago – Denver 106-114

Phoenix – Golden State 119-116

Clippers – Sacramento 119-99

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco