Ten Hag: Nuk ndjej keqardhje për këtë eliminim, do të kthehemi sërish në Champions

Ten Hag: Nuk ndjej keqardhje për këtë eliminim, do të kthehemi sërish në Champions

10:14, 13/12/2023

Manchester United u eliminua jo vetëm nga Champions League, por nga arena ndërkombëtare këtë sezon.

Një disfatë e madhe për një skuadër të madhe, që u rendit në vendin e fundit në grup.

“Djajtë e kuq” u mundën 1-0 në fushën e tyre nga Bayern Munchen, humbje që i nxori ata jashtë Europës.

Trajneri Erik ten Hag, duke folur për këtë sfidë tha: “Ekipi bëri një lojë shumë mirë, ne ishim shumë të mirë në mbrojtje edhe kur ishim në presion. Kemi pasur shumë rifitime të topit, veçanërisht në pjesën e dytë, por nuk kemi përfituar mjaftueshëm. Bayerni gjithmonë, edhe kur nuk është në lojë, ka mjaftueshëm klas individual për të prodhuar një moment goli dhe kjo është ajo që ndodhi.

Ne e dimë se duam të jemi më të qëndrueshëm. Unë si trajner duhet të përmirësoj ekipin, ta ndihmoj skuadrën të përparojë, t’i drejtoj ata dhe lojtarët duhet të marrin përgjegjësi. Ne duhet ta bëjmë këtë së bashku.

Lojtarët dhanë gjithçka, ne e pamë shpirtin në fushë. Më duhet të bëj një kompliment të madh për mënyrën se si ata punuan së bashku si ekip kundër një skuadre të mirë të Bayern”, tha Ten Hag.

“Na duhej energji në fushë, sidomos në sulm, por opsionet në stol ishin të kufizuara. Unë nuk e shikoj me keqardhje këtë eliminim. Ne duam të jemi në Champions League sërish vitin tjetër. Nuk e prisnim të eliminoheshim kaq shpejt, por ne duhet të mësojmë prej tij dhe të pranojmë se kemi luajtur futboll të mirë. Ne duam të rikthehemi sërish në Ligën e Kampionëve dhe kështu duhet të kualifikohemi sërish”, tha Ten Hag.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco