Bayern Munchen vendos rekordin e jashtëzakonshëm në Champions League

Bayern Munchen vendos rekordin e jashtëzakonshëm në Champions League

09:25, 13/12/2023

Fitorja e djeshme ndaj Manchester United, 1-0 në “Old Trafford”, e çoi në 40 numrin e rezultateve pozitive radhazi të Bayern Munchen në fazën e grupeve të Champions League.

Kjo do të thotë që kampionët e Gjermanisë kanë më shumë se 6 sezone që nuk njohin humbje në fazën e grupeve në këtë turne. Në 40 ndeshjet e fundit, bavarezët kanë arritur 36 fitore e vetëm 4 barazime.

Një rekord i jashtëzakonshëm ky për skuadrën e drejtuar nga trajneri Thomas Tuchel, që ndaj Manchester United fitoi falë një goli të Kinsley Coman (70’).

Bayerni u rendit në vendin e parë në grup dhe avancoi në fazën tjetër.

Përpos kësaj, Bayern Munchen i ka fituar 9 ndeshjet e fundit jashtë fushe në fazën e grupeve, gjë që nuk e ka bërë askush më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco