Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Zgjedhjet europiane, 'Vaterloja' e të majtës

Lojërat Olimpike/ Atletët rusë dhe bjellorusë u lejuan të merrnin pjesë, reagon Ukraina

Lojërat Olimpike/ Atletët rusë dhe bjellorusë u lejuan të merrnin pjesë, reagon Ukraina

16:22, 09/12/2023

 

Ditën e djeshme, Komiteti Ndërkombëtar Olimpik mori vendimin që në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, atletët rusë dhe bjellorusë të merrnin pjesë, por me një në flamur asnjëanës. Për këtë vendim, ka reaguar Ukraina, vendim i cili nuk i ka pëlqyer.

“Anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, të cilët morën këtë vendim, marrin përgjegjësinë për inkurajimin e Rusisë dhe Bjellorusisë për të vazhduar agresionin e tyre të armatosur kundër Ukrainës”, tha Ministria e Jashtme e Ukrainës një një deklaratë.

“Jo, nuk ka asnjë dyshim se Kremlini do të përdorë çdo atlet rus dhe bjellorus si një armë në luftën e tij propagandistike. Moska nuk do të valojë flamuj të bardhë dhe neutralë gjatë lojërave, siç sugjeron Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, por do të demonstrojë aftësinë e saj për të liruar veten nga përgjegjësia për konfliktin më të madh të armatosur në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Atletët në fjalë, veçanërisht rusët, shpesh përfaqësojnë organizata të lidhura me forcat e armatosura të Rusisë dhe disa janë në shërbim aktiv me ushtrinë ruse”, tha ndër të tjera Ministra e Jashtme e Ukrainës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco