Qëllohet me armë autobusi i ekipit të futbollit, ka disa të plagosur

Qëllohet me armë autobusi i ekipit të futbollit, ka disa të plagosur

16:22, 08/12/2023

Sipas asaj që raportohet nga mediat e huaja, persona të panjohur kanë nisur të qëllojnë në drejtim të autobusit të Sunshine Start, ekip nigerian, kur ai ishte nisur për në Benin në prag të ndeshjes kundër Insurance këtë fundjavë.

Sipas raportimeve të para, që nga sulmi, ende nuk janë zbardhur qëllimet e autorëve të këtij krimi.

Gjithashtu thuhet se ka të lënduar nga të shtënat me armë dhe disa janë në gjendje të rëndë.

“Ekipi ynë u sulmua disa minuta më parë ndërsa po udhëtonte për të luajtur në Beni këtë fundjavë”, tha klubi në një deklaratë.

“Nuk dihet ende numri i saktë i të plagosurve. Raportohet për dëmtim të rëndë të djalit që mban topat, trajnerit dhe anëtarëve të stafit teknik, por edhe lojtarëve”, thuhej në deklaratë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco