Hidhet shorti/ Caktohen grupet e 'Copa America', ja me kë do të përballen Brazili dhe Argjentina

Hidhet shorti/ Caktohen grupet e 'Copa America', ja me kë do të përballen Brazili dhe Argjentina

13:17, 08/12/2023

Shorti për “Copa America” 2024 është hedhur, kombëtaret njohin tashmë kundërshtarët e tyre.

Amerikanët u vendosën në Grupin C me Uruguajin, Bolivinë dhe Panamanë për turneun e verës së ardhshme në SHBA. Argjentina, kampione në fuqi, është në Grupin A dhe do të përballet me Perunë, Kilin, si dhe një ekip nga “Concacaf” për t’u përcaktuar ende.

Grupi B përfshin Meksikën, Ekuadorin, Venezuelën dhe Xhamajkën.

Grupi i fundit përfshin Brazil, Kolumbi, Paraguaj dhe një ekip nga “Concacaf”, që duhet të përcaktohet. Kupa e Amerikës do të hapet me Argjentinën, që do të përballet me një ekip të “Concacaf”, pasi Kanadaja ose Trinidad & Tobago do të jenë kundërshtarët e saj në Atlanta.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco