Edhe 25 ditë rezistencë, Real Madrid nis sulmin total për Mbappe më datë një janar

Edhe 25 ditë rezistencë, Real Madrid nis sulmin total për Mbappe më datë një janar

11:50, 06/12/2023

 

Te Real Madrid askush nuk shprehet me zë të lartë rreth objektivit për të nënshkruar me Kylian Mbappe. Edhe pse e vërteta është se ambienti madrilen “zien” përbrënda dhe pret me padurim fundin e vitit.

Spanjollët shpresojnë që sulmuesi të rezistojë pa rinovuar kontratën deri më datë 31 dhjetor të këtij viti e më pas më datë një janar mund të nisin sulmin e plotë për të siguruar shërbimet e 25-vjeçarit. Kontrata e Mbappe skadon në qershor të vitit 2024 dhe në këtë formë, prej një janarit, madrilenët lejohen të hapin negociatat me lojtarin në fjalë pa rrezikuar një ankesë të Paris Saint-Germain në organet e UEFA-s.

Plani i Realit nga ana tjetër është i qartë; t’i prezantojnë Mbappe ofertën më datë një janar dhe t’i vendosin sulmuesit një limit dyjavor. Nëse Kampioni i Botës me Francën nuk e ndan mendjen brenda dy javësh, atëherë historia merr fund njëherë e përgjithmonë dhe Real do të kalonte fokusin tek të tjerë futbollistë duke nisur me Erling Haaland.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco