'Axurrët' në grup me Shqipërinë, Balotelli: Italia i frikson të gjithë, mund t’ia dalim

'Axurrët' në grup me Shqipërinë, Balotelli: Italia i frikson të gjithë, mund t’ia dalim

10:29, 06/12/2023

 

Italia mësoi para pak ditësh kundërshtarët në Euro 2024, ku goglat i rezervuan kundërshtarë mjaft të vështirë. Kombëtarja e drejtuar nga Spalleti do të përballet me Spanjën, Shqipërinë dhe Kroacinë. Ish-sulmuesi i njohur i Axurrëve, Mario Balotelli ka dhënë mendimin e tij për shortin.

“Të gjithë atyre që mendojnë se Italia do të kthehet në shtëpi që në grup, i këshilloj që të mos e shohin. Italia i frikëson gjithmonë të gjithë, ma besoni që në Spanjë dhe në Kroaci nuk janë aspak të lumtur që do të përballen me ne. Megjithatë, është ende herët për t’u shqetësuar, grupi është i një niveli të lartë por mund t’ia dalim”, – Tha ai.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco