Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Kupa e Shqipërisë/ 16 skuadra zbresin në fushë, njihuni me përballjet e ditës

Kupa e Shqipërisë/ 16 skuadra zbresin në fushë, njihuni me përballjet e ditës

09:25, 06/12/2023

Kupa e Shqipërisë rikthehet për të luajtur turin e tretë kualifikues, me 16 skuadra që zbresin sot në fushë në orën 13:00.

Dinamo do të ndeshet në Arbanë me skuadrën e Orikut, me “blutë” që duan të avancojnë në fazën tjetër, ndërsa Skënderbeu pret në shtëpi Turbinën.

Sfida që spikat është ajo mes Bylisit dhe Vorës, ndërsa në Fier Apolonia do të presë Luzin.

Flamurtari ndeshet në shtëpi me Burrelin, ndërsa në Fushë-Krujë luhet takimi mes Kastriotit dhe AF Elbasanit.
Sfidat e tjera janë Tomori-Lushnja dhe Korabi-Besa.

NDESHJET:

BYLISI-VORA 13:00

KASTRIOTI-AF ELBASANI 13:00 (në Fushë-Krujë)

SKËNDERBEU-TURBINA 13:00

DINAMO CITY-ORIKU 13:00 (në Arbanë)

FLAMURTARI-BURRELI 13:00

TOMORI-LUSHNJA 13:00

KORABI-BESA 13:00

APOLONIA-LUZI 2008 13:00

* Ndeshjet luhen me eliminim direkt. Në rast barazimi për 90 minuta, atëherë do të ketë kohë shtesë dy herë nga 15 minuta. Nëse nuk ka fitues as pas kohës shtesë, atëherë do të ketë penallti;

* Ekipet e renditura nga vendi i parë deri në vendin e tetë në Kategorinë Superiore gjatë sezonit të kaluar (2022-2023), do të garojnë duke filluar nga faza e 1/8-at e Kupës së Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco