Premier League/ Fitore për ‘infarkt’, Arsenali përmbys Lutonin pas kohës shtesë

Premier League/ Fitore për ‘infarkt’, Arsenali përmbys Lutonin pas kohës shtesë

23:33, 05/12/2023

Luton dhe Arsenali dhuruan spektakël në takimin e luajtur në “Kenilworth Road”, ku u shënuan plot 7 gola, me fituesin që u përcaktua pasi kishte përfunduar koha shtesë.

Një gol e Declan Rice në minutën e 97-të i dha një fitore të madhe dhe me përmbysje 4-3 skuadrës së drejtuar nga Mikel Arteta, që kryeson Premier League-n me 5 pikë më shumë se Liverpooli.

Ishte një sukses “in extremis” nga londinezët, që besuan edhe deri në sekondat e fundit te fitorja.

Arsenali përfiton nga një gabim në rreshti i mbrojtjes së Luton dhe në mundësinë e parë serioze arrin të shënojë.

Meritë e Bukayo Saka, që pasi merr një top nga anësorja pason për Martinellin, që e çon topin aty ku nuk mund ta arrijë portieri, 0-1.

Arsenali, gjithsesi, e rikthen epërsinë pa u mbyllur pjesa e parë me Gabriel Jesus, që përmbyll me gol një aksion perfekt të “Topçinjve”, 1-2.

Nis me gol pjesa e dytë: në minutën e 49-të, Adebayo e dërgon me kokë topin në rrjetë, 2-2.

Ndodh ajo që nuk mendohej në stadiumin “Kenilworth Road”, Ross Barkley realizon golin e përmbysjes së madhe, 3-2.

Vetëm pak minuta më vonë, Arsenali shënoi me Kai Havertz, duke rivendosur baraspeshën.

Nuk dorëzohet skuadra e drejtuar nga Arteta, që e gjen golin e fitores pasi kishte përfunduar edhe koha shtesë.

Ndërkohë, takimi tjetër i javës së 15-të të Premier League-s mes Wolves dhe Burnley-t u mbyll mes fitoren minimale të “ujqërve” falë golit të Hwang Hee-Chan në fundin e pjesës së parë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco