Manchester United heq dorë nga Onana, objektivi i 'djajve të kuq' është një tjetër lojtar

Manchester United heq dorë nga Onana, objektivi i 'djajve të kuq' është një tjetër lojtar

12:07, 05/12/2023

Duket se aventura e portierit kamerunas Andre Onana te Manchester United nuk do të zgjasë shumë. Gafat e shumta të portierit 27-vjeçar kanë krijuar pakënaqësi te të gjithë, ndaj klubi po mendon për një zëvendësues.

E përditshmja britanike “The Sun” zbulon se objektivi kryesor i “djajve të kuq” është portieri francez Mike Maignan, që luan në Serie A me Milan. Pra, nëse ish-portieri i Inter nuk bind ndoshta ai i Milan mund të bëjë diferencën.

“The Sun” zbulon se klubi anglez ka kontaktuar me përfaqësuesit e portierit, duke i kërkuar pretendimet e tij financiare. Maignan ka ende edhe 3 vite kontratë me Milan (2026), por disa herë ka kërkuar rritje rroge në mënyrë që të rinovojë.

Këto kërkesa mund t’ia plotësojë Manchester United, që fillimisht duhet të nxjerrë jashtë skuadre Onana, për të cilin pagoi 50 milionë euro këtë verë. Kjo është edhe shuma që duhet të paguajë nëse dëshiron të marrë Maignan.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco