Serie A ndan çmimet për sezonin e kaluar, lojtari më i mirë shpallet Osimhen

Serie A ndan çmimet për sezonin e kaluar, lojtari më i mirë shpallet Osimhen

09:56, 05/12/2023

 

 Serie A ndau çmimet për sezonin e kaluar ku kampione u shpall skuadra e Napolit. Jo më kot, në ceremoninë e zhvilluar të kaltrit ishin një nga klubet më të përfaqësuar duke u shpallur si shoqëria më e mirë për sezonin 2022/2023, ndërsa lojtari më i miri i vitit si dhe trajneri më i mirë ishin po nga radhët e Napolit.

Kështu, lojtari më i mirë i Serie A për sezonin e kaluar u shpall Victor Osimhen që me 26 golat e shënuar ishte vendimtar për titullin që fitoi skuadra. Sakaq, trajneri më i mirë i vitit u shpall Luciano Spalletti i cili udhëhoqi Napolin te titulli pas plot 33-vitesh.

Ndërkohë, edhe në formacionin më të mirë pati katër lojtarë të Napolit, me axurrët që ishin më të përfaqësuarit në këtë 11-tëshe. Në portë, Mike Maignan i Milan, ndërsa në mbrojtjen me katër, Di Lorenzo, Kim Min-Jae, Bastoni, Theo Hernandez; në mesfushës Lobotka, Calhanoglu e Barella ndërsa në sulm, Leao, Kvaratskhelia dhe Osimhen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco