Caktohet data e gjyqit të Dani Alvesit, dënimi i rëndë që pritet të marrë braziliani

Caktohet data e gjyqit të Dani Alvesit, dënimi i rëndë që pritet të marrë braziliani

23:12, 04/12/2023

Dani Alves akuzohet për sulm seksual për përdhunimin e dyshuar të një vajze në klubin e natës Sutton, në Barcelonë, më 30 dhjetor të vitit të kaluar.

Gjykata e Barcelonës ka caktuar datën kur do të zhvillohet gjyqi i brazilianit.

Gjykata e Barcelonës ka rezervuar dy javë në shkurt 2024 për t’i dhënë fund një sage hetimesh.

Kjo do të thotë se në pak më shumë se dy muaj Dani Alves, aktualisht në paraburgim, do të jetë në bankën e të akuzuarve.

Gjykata e Barcelonës ka bllokuar dy javë në shkurt në kalendarin e saj.

Megjithatë, ka ende opsione që gjykimi të mos zhvillohet. Avokatët e viktimës së dyshuar dhe ata të Alvesit nuk kanë arritur një marrëveshje për dënimin: Ester García, avokatja e së resë, nuk pranon më pak se katër vjet burg.

Prokuroria, nga ana e saj, propozoi një dënim minimal prej nëntë vitesh burg, si dhe dhjetë vjet lirim të mbikëqyrur dhe 150,000 euro dëmshpërblim.

Nga ana tjetër, avokatja e viktimës së dyshuar ka këmbëngulur se ajo nuk do të arrijë asnjë lloj marrëveshjeje financiare:

“Në çdo krim kundër lirisë seksuale, dëmet morale dhe pasojat janë të pariparueshme”.

Nëse nuk ndodh një kthesë rrënjësore, Dani Alves do të qëndrojë në burg deri në mbajtjen e gjyqit. Autoritetet e kanë përjashtuar kërkesën e tij për lirim të përkohshëm për të tretën herë pasi mendojnë se ekziston rreziku i arratisjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco