Probleme për Berat Gjimshitin, kapiteni i Kombëtares lë i dëmtuar fushën e lojës

Probleme për Berat Gjimshitin, kapiteni i Kombëtares lë i dëmtuar fushën e lojës

22:06, 04/12/2023

Berat Gjimshiti është detyruar të lërë sot fushën e lojës në ndeshjen e Serisë A mes Torinos dhe Atalantës pas vetëm pak minutash lojë.

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, i kthyer në një nga elementët më të rëndësishëm të Atalantës, ka ndjerë shqetësime muskulore vetëm 15 minuta pasi filloi ndeshja e sotme që mbyllte javën e 14 në Serinë A dhe ku ekipi i tij tenton t’i afrohet përsëri zonës Champions.

Futbollisti ka bërë shenjë për zëvendësim dhe është larguar nga fusha, duke i lënë vendin Baker.

Mediat italiane raportojnë për probleme muskulore, por detajet më të hollësishme do të jepen pas sfidës nga stafi mjekësor i klubit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco