FOTO/ Shqipëria në vazon e tretë për shortin e Ligës B të Kombeve

FOTO/ Shqipëria në vazon e tretë për shortin e Ligës B të Kombeve

20:31, 04/12/2023

UEFA ka konfirmuar vazot për fazën e grupeve të Ligës së Kombeve për edicionin 2024-2025.

Shorti do të hidhet më 8 shkurt në Paris. 54 ekipe janë të ndara në katër liga; A, B, C dhe D.

Kombëtarja e Shqipërisë është pjesë e Ligës B, nivelit të dytë në Ligën e Kombeve, teksa do të jetë në vazon e tretë për shortin e ardhshëm.

Image

Në Ligën B janë 16 ekipe të ndara në katër vazo me nga katër ekipe, sipas renditjes nga pozita e 17-të deri në pozitën e 32-të.

Kujtojmë se ndeshjet e para të edicionit 2024-2025 të Ligës së Kombeve do të zhvillohen në shtator të vitit të ardhshëm. Ndeshjet tjera pastaj do të zhvillohen në tetor dhe nëntor.

Faza e “Play-Off” është e programuar për t’u zhvilluar në mars të vitit 2025, kurse “Final Four” në qershor të atij viti.

Liga e Kombeve do të jetë përcaktuese për katër kombëtaret e fundit evropiane që do të kualifikohen në Kupën e Botës 2026.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco