Rey Manaj nuk ndalet as përballë Fenerbahces, kundërshtar të cilin e ka ndëshkuar në “Sukru Saracoglu Stadium“.
Sulmuesi shqiptar i Sivassporit, rihapi ndeshjen në minutën e 50-të, moment kur kontrolloi bukur një top dhe tundi rrjetën kundërshtare.
Pjesa e parë u mbyll 2-0 për Fenerbahcen, teksa goli i sulmuesit lushnjar e ka bërë më dramatike takimin në Stamboll.
Ky është goli i pestë sezonal në Superligën turke për 26-vjeçarin, i cili po kalon një formë të mirë sportive.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: