VIDEO/ Ndërhyrje 'horror' ndaj Casimir, Donnarumma lë PSG-së me 10 lojtarë

14:01, 03/12/2023

Le Havre-Paris Saint-Germain janë duke u përballur në kuadër të javës së 14-të të Ligue 1.

Gjatë një sulmi nga ana e vendasve, me në krye Casimir, Donnarumma doli nga porta dhe në tentativë për të ndalur sulmuesin e Le Havre, shkaktoi faull duke i shkuar me këmbë në fytyrë.

Pas këtij momenti arbitri ndëshkoi menjëherë me karton të kuq portierin e PSG-s, duke detyruar trajnerin Luis Enrique që të bënte një zëvendësim të detyruar, duke nxjerrë Barcola dhe duke aktivizuar Tenas në portë./Supersport

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco