E ardhmja e Osimhen, De Laurentiis zbulon detajet para ndeshjes me Interin

E ardhmja e Osimhen, De Laurentiis zbulon detajet para ndeshjes me Interin

08:39, 03/12/2023

Napoli përgatitet për sfidën ndaj Interit, e planifikuar për të dielën në mbrëmje në “Diego Armando Maradona”, teksa presidenti De Laurentiis ka dhënë një lajm mjaft të mirë për tifozerinë e kaltër.

Sulmuesi Viktor Osimhen, që është shndërruar në beniaminin e tifozerisë, është shumë pranë rinovimit të kontratës me Napolin, pavarësisht përplasjeve që ka pasur me klubin në këtë fillim sezoni.

Me Osimhen jemi në fazën e firmës mbi kontratën e dakordësuar që në verë dhe që kishte mbetur pezull. Do të jetë me ne edhe për katër vite”, tha De Laurentiis, duke lënë të kuptohet se kontrata e sulmuesit do të zgjatet deri në 2027-ën, dy vite më shumë nga ajo aktualja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco