Milani mposht Frosinonen dhe vazhdon ‘luftën’ për kreun e Serie A

Milani mposht Frosinonen dhe vazhdon ‘luftën’ për kreun e Serie A

22:44, 02/12/2023

Milan koleksionoi fitoren e dytë radhazi në Serie A teksa mposhti me shifrat 3-1 Frosinonen në “San Siro”.

Titullar për miqtë ishte Marvin Çuni, sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë.

Madje, në minutën e 42-të, Çuni pati shansin perfekt për të ndëshkuar Milanin kur pasi i “vodhi” topin Tomorit, u shfaq i vetëm përballë Maignan, por nuk ia doli të mposhtë gardianin francez, i cili e ndali me trup tentativën e 22-vjeçarit.

Kaq mjaftoi për të zgjuar “djallin” që në aksionin pasardhës gjeti golin me anë të Luka Jovic.

Pjesa e parë u mbyll kështu me avantazhin 1-0, ndërsa në fraksionin e dytë, të besuarit e trajnerit Stefano Pioli u shfaqën me një “marsh” më shumë.

Pulisic dhe Tomori realizuan respektivisht në minutat 50 dhe 73, për t’i dhënë drejtim ndeshjes.

Frosinone shkurtoi diferencat me Brescianin në minutën e 82, por që goli rezultoi vetëm për statistikë me sfidën që përfundimisht u mbyll me shifrat 3-1.

Pas këtij trepikëshi, Milani ngjitet në kuotën e 29 pikëve në vendin e tretë, ndërsa Frosinone mbetet me 18 pikë në vend të 11-të.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco