Tre gola për 18 minuta, Egnatia e papërmbajtshme përballë Vllaznisë

Tre gola për 18 minuta, Egnatia e papërmbajtshme përballë Vllaznisë

15:48, 02/12/2023

Egnatia konfirmon forcën e madhe si skuadër dhe formën pozitive që po kalon edhe përballë Vllaznisë. Kundërshtar të cilin e mposhti 3-0 në “Arena Egnatia”.

Skuadra e Edlir Tetovës zgjidhi gjithçka në 45 minutat e para të takimit, gjatë së cilave shënoi tre gola me Edison Ndrecën, Gytis Paulauskas dhe Vusal Isgandarli.

Tre gola të realizuar brenda 18 minutave, i mjaftuan ekipit nga Rrogozhina për të thyer shkodranët e Qatip Osmanit. Egnatia vijon të kryesojë Superioren me 33 pikë.

Partizani ndjekës, që numëron dy ndeshje më pak, ka 28 pikë. Ndërkohë që kuqeblutë e Vllaznisë mbeten në vendin e pestë me 17 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco