Shorti ‘Euro 2024’/ Shqipëria njeh rivalët, grup i favorshëm ose 'bombë'

Shorti ‘Euro 2024’/ Shqipëria njeh rivalët, grup i favorshëm ose 'bombë'

12:35, 02/12/2023

Të gjithë sytë janë në Hamburg, ndërsa të gjithë prozhektorët drejtohen nga “Elb Filarmoni”. Duke nisur nga ora 18:00, një nga veprat emblematike arkitekturore modern do të presë shortin që do të ndajë grupet në finalet e Euro 2024.

Pjesë e një Kampionati Europian për herë të dytë në historinë e saj edhe Shqipëria do të mësojë rivalët me të cilët do të përballet verën e ardhshme në Gjermani.

Me paraqitjen e shkëlqyer në eliminatore, kombëtarja kuqezi I lejoi vetes një hyrje nga dera kryesore në finalet e Euro 2024. Si e para në Grupin E, Shëqipëria do të shortohet në vazon e dytë. Një prezantim prestigjoz, por që le të hapura të gjitha mundësitë.

E sigurt është që skuadra e Silvinjo do të ketë si rival në grup një prej emrave të mëdhenj të futbollit. Kjo pasi në vazon e parë bëjnë pjesë përveç Gjermanisë organizatore edhe Portugalia, Franca, Spanja, Belgjika dhe Anglia. Më pas, gjithçka është në dorë të fatit dhe nëse ai është me Shqipërinë, atëherë kuqezinjtë do të evitonin një grup me të vërtetë shumë të fortë.

Ky është një rrezik i mundshëm për shkak të konfigurimit të vazove të tjera. Kështu në vazon e tretë bëjnë pjesë Holanda dhe Kroacia, por edhe skuadra “normale” si Skocia, Sllovenia, Sllovakia apo edhe Çekia, rivale gjatë eliminatoreve. Edhe në vazo e katërt rezervon rivalë të mundshëm shumë të fortë. Italia, kampione në fuqi e Europës, Zvicra dhe Serbia janë tre skuadrat e njohura, ndërsa tre të tjerat do të dalin vetëm nga ndeshjet e play-off që do të luhen në mars.

Në këtë mënyrë, gjithçka është e hapur. Ndërsa, Silvinjo nga salla e shortit, futbollistët dhe tifozët kuqezi përballë televizorit kryezojnë gishtat për një fat të mirë dhe një short sa më të favorshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco