Lajmi i fundit

LIVE/ Sot Samiti Ballkan Perëndimor - BE në Tiranë

Skandali i basteve përfshin edhe NBA

Skandali i basteve përfshin edhe NBA

18:51, 01/12/2023

Skandali i basteve të paligjshme nuk kursen askënd. Pas tronditjes së rëndë që po pëson futbolli, tashmë në vorbullën e akuzave gjendet edhe basketbolli.

Menaxheri i yllit të koshit LeBron James, Maverik Karter, ka pranuar se ka luajtur ndeshje të NBA-së në kompani të basteve të paligjshme.

Karter pranoi se ai vendosi rreth njëzet baste në ndeshje futbolli dhe basketbolli gjatë një viti për shuma midis 5,000 dhe 10,000 Dollarë.

Por në mesin e ndeshjeve të zgjedhura prej tij nuk bënte pjesë skuadra e Los Angeles Lakers, pasi aty aktivizohet shoku i fëmijërisë dhe njëkohësisht klienti i tij.

Rreth kësaj situata ka reaguar edhe LeBron James, i cili ka pranuar se nuk ka biseduar asnjëherë me Karter në këtë aspekt dhe se ai është i lirë për të bërë gjithçka.

“Maverik merr vendimet e tij dhe në fund të fundit kumari është i ligjshëm. Ai nuk ka asnjë lidhje me NBA ose futbollin amerikan, kështu që ai mund të bëjë çfarë të dojë”, tha ai në një deklaratë për mediat.

NBA ndalon bastet nga lojtarët dhe drejtuesit e ekipit dhe kampionatit, ndërsa Unioni i Lojtarëve e shtrin atë ndalim tek agjentët.

Ndërkaq përjashtim bëjnë menaxherët, të cilët rregullorja i lejon për të luajtur baste sportive.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco