Ten Hag merr në mbrojtje Onanën

Ten Hag merr në mbrojtje Onanën

17:22, 01/12/2023

Andre Onana vijon të gabojë mes shtyllave të Manchester United.

Kamerunasi është transformuar plotësisht nga portieri fantastik që ishte sezonin e kaluar tek Interi.

Aventura në ishull nuk po shkon si e kishte menduar. Ndërkohë që përballë Galatasarayt në Champions League erdhën dy gabimet e radhës në barazimin dramatik 3-3.

Gjithsesi, në mbrojtje të Onanas ka dalë trajneri Erik ten Hag, i cili thekson se vetëm një portier ka bërë më mirë se 27-vjeçari në Premier League.

“Nëse analizojmë me kujdes rendimentin e tij, kuptojmë se Onana është portieri i dytë më i mirë në Premier League bazuar në statistika. Sa i përket golave ​​të shmangur, vetëm Thomas Kaminski i Lutonit deri tani është shfaqur më mirë se ai”, thekson tekniku holandez.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco