VIDEO/ UEFA shpall golat më të bukur të eliminatoreve ‘Euro 2024’, Asani dhe Asllani në podium

VIDEO/ UEFA shpall golat më të bukur të eliminatoreve ‘Euro 2024’, Asani dhe Asllani në podium

16:29, 01/12/2023

UEFA ka publikuar rezultatet pas votimit të fansave për golin më të bukur të kualifikueseve të “Euro 2024”.

Dy futbollistët e Kombëtares shqiptare, Jasir Asani dhe Kristjan Asllani, janë renditur në podium.

Sulmuesi anësor i Kombëtares sonë, Asani, është renditur i dyti me vota për perlën kundër Polonisë në “Air Albania”.

Ndërsa mesfushori Asllani i treti për “silurën” e realizuar në transfertë kundër Ishujve Faroe.

Vendin e parë e ka zënë lojtari i Kazakistanit, Askhat Tagybergen, me golin e shënuar me një “volej” kundër Danimarkës.

Renditja

Askhat Tagybergen | Kazakistan-Danimarkë

Jasir ASANI | Shqipëri-Poloni

Kristjan ASLLANI | Ishujt Faroe-Shqipëri

Emin Makhmudov | Azerbajxhan-Suedi

Yunus Akgun | Turqi-Letoni

Zan Vipotnik | Kazakistan-Slloveni

Kylian Mbappe | Francë-Gjibraltar

Sandro Wolfinger | Bosnje-Lihtenshtejn

Leandro-Trossard | Belgjikë-Estoni

Bukayo Saka | Angli-Maqedoni e Veriut

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco