Arteta i konsideron të paprekshëm, Arsenal nis nga puna për rinovimin e kontratës së dy mbrojtësve

Arteta i konsideron të paprekshëm, Arsenal nis nga puna për rinovimin e kontratës së dy mbrojtësve

12:38, 01/12/2023

 

Skuadra e Arsenal ka nisur nga puna për të rinovuar kontratat me dy mbrojtësit Takehiro Tomiyasu (25 vjeç) dhe Ben White (26 vjeç). Kontrata e japonezit skadon në vitin 2025, ndërsa ajo e anglezit një vit më vonë.

Të dy futbollistët konsiderohen të rëndësishëm për trajnerin Mikel Arteta, që kërkon t’i mbajë sa më gjatë në skuadër. Një mision jo i pamundur edhe pse për të dy lojtarët ka patur interesim nga skuadrat e tjera.

Tomiyasu nuk është aktivizuar shpesh sezonet e fundit, por këtë vit ka luajtur më shpesh dhe ka realizuar 1 gol në 18 ndeshje. E njëjta situatë edhe me Ben White, me 1 gol të realizuar në 20 ndeshje këtë sezon.

Sipas mediave britanike, Arsenal ka kontaktuar me menaxherët e të dy lojtarëve dhe synon të mbyllë marrëveshjen para Krishtlindjeve. Dy lojtarë që këtë sezon po shkëlqejnë me “topçinjtë” si në kampionat ashtu dhe në Europë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco