I shënoi supergol Napolit, talenti 19-vjeçar i Realit tregohet i sinqertë: Mbylla sytë dhe godita!

I shënoi supergol Napolit, talenti 19-vjeçar i Realit tregohet i sinqertë: Mbylla sytë dhe godita!

13:35, 30/11/2023

Real Madridi fitoi me rezultatin 4-2 ndaj Napolit në Champions League.

Një nga protagonistët e “Los Blancos” ishte edhe talenti Nico Paz, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 84-t duke shënuar golin e avantazhit 3-2 për spanjollët.

Ishte një gol mjaft i bukur nga ana e 19-vjeçarit që nuk u druajt të tentonte nga një distancë e konsiderueshme.

Pas sfidës, Paz u shpreh se përjetoi një ëndërr, ndërsa theksoi se akademia e Real Madridit është një nga më të mirat në botë.

“Është një ëndërr. Unë as nuk e dija se çfarë po bëja në atë moment kur shënova golin. Thjesht godita fort dhe topi shkoi në rrjetë. Jam çmendur nga gëzimi.

Akademia e Real Madridit është një nga më të mirat në botë, në mos më e mira. Jam shumë krenar që jam pjesë e këtij klubi”, u shpreh Paz që i është bashkuar madrilenëve në moshën 12-vjeçare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco