Ancelotti promovon djalin e tij: Davide është një trajner i ekuilibruar, mund të jem unë ndihmësi i tij

Ancelotti promovon djalin e tij: Davide është një trajner i ekuilibruar, mund të jem unë ndihmësi i tij

11:47, 30/11/2023

Carlo Ancelotti prej disa vitesh bashkëpunon në stafin e tij me djalin, Davide.

Italiani është mjaft i kënaqur nga puna e djalit të tij, madje së fundmi shprehet se Davide mund të bëhet një trajner i madh pasi ka aftësitë e duhura për këtë profesion.

Ancelotti shkon edhe më tej kur shton se një ditë mund të jetë ai ndihmësi i Davides, dhe jo e kundërta.

“Davide është një trajner i ekuilibruar, serioz. Ai filloi si përgatitës atletik në PSG, pastaj me ne te Real Madrid. E di mirë se si është puna e një stafi dhe është rritur shumë. E ushtron këtë punë prej dhjetë vitesh. Ai e bën pjesën më të madhe të punës në stërvitje. Si karakter më ngjason shumë.

Ka aftësitë dhe kapacitetin për të bërë një karrierë të shkëlqyer, për të mbijetuar në botën e futbollit dhe për të përballuar të gjitha momentet, të lehta dhe të vështira. Ka njohuri dhe karakter.

A do të pranoja të isha zëvendësi i djalit tim? Unë do ta bëja, nuk do të kisha asnjë problem. Ashtu siç më ndihmon ai sot, mund ta ndihmoj unë nesër. Nëse ma kërkon, do ta bëja”, u shpreh Ancelotti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco