Trajneri i Napolit/ Mazzarri dëmtohet gjatë ndeshjes me Realin

Trajneri i Napolit/ Mazzarri dëmtohet gjatë ndeshjes me Realin

10:37, 30/11/2023

Walter Mazzarri u rikthye në stolin e Napolit pas plot 10-vitesh. Mirëpo, në lidhje me pasionin dhe entuziazmin e tij në ushtrimin e detyrës së trajnerit, nuk ka ndryshuar asgjë.

62-vjeçari mbetet shumë aktiv anës fushës duke udhëzuar lojtarët e tij.

Madje, në ndeshjen e Champions League ndaj Real Madridit, tekniku toskan pësoi edhe një tërheqje muskulore.

Teksa ishte duke vrapuar anës fushës për të dhënë udhëzime, Mazzarri u fokusua nga kamerat kur nisi të çalonte.

Sipas raportimeve të para, Mazzarri ka pësuar një tërheqje muskulore dhe përveç gjendjes gripale (ishte me temperaturë 38 gjatë ndeshjes me Realin), i duhet të bëjë llogaritë edhe me një dëmtim muskulor.

Këto ditë mesa duket nuk do të jenë të qeta për Mazzarrin, që ndër të tjera duhet të mendojë edhe për ndeshjen e fundjavës në Serie A kundër kryesuesve të Interit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco