Titullar në barazimin e çmendur të Interit në Champions, statistikat dhe nota e Asllanit kundër Benfikës

Titullar në barazimin e çmendur të Interit në Champions, statistikat dhe nota e Asllanit kundër Benfikës

10:21, 30/11/2023

Kristjan Asllani ishte mbrëmë titullar në ndeshjen që Interi barazoi 3-3 në fushën e Benfikës, në një rezultat të pabesueshëm pasi shifrat ishin 3-0 për vendasit në pjesën e parë.

Futbollisti shqiptar në fakt ka dhuruar një ndeshje me dy tablo, ashtu si e gjithë skuadra, pasi në pjesën  e parë ishte larg nivelit të tij, duke qenë shumë më i qartë në të dytën dhe duke u bërë protagonist i nisjes së aksioneve sulmuese.

Në statistikat e përmbledhura për këtë ndeshje nga SOFASCORE, shihet se si ai ka gjetur me saktësi 2 nga 4 tentativat për top të gjatë, teksa ishte i saktë në 68 nga 71 pasimet që tentoi.

Për këto statistika të regjistruara gjatë duelit. ai u vlerësua me notën 6,7.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco