Sa shumë arsye për të fituar, Ballkani dhe Daja kërkojnë rekordet në ‘Air Albania’

Sa shumë arsye për të fituar, Ballkani dhe Daja kërkojnë rekordet në ‘Air Albania’

09:48, 30/11/2023

Ballkani luan ndeshjen e katërt në fazën e grupeve të Conference League teksa përballet me çekët e Viktoria Plzen. Kjo sfidë e cila starton në orën 18:45, zhvillohet në stadiumin kombëtar, “Air Albania”, me kampionët e Kosovës që kërkojnë edhe përkrahjen e tifozerisë vendase për të synuar një fitore që mund t’i dhurojë një biletë për në fazën me eliminim direkt.

Të besuarit e trajnerit Ilir Daja aktualisht mbajnë vendin e tretë me katër pikë dhe janë plotësisht në garë për kualifikimin që do të ishte historik.

Ndeshja e “Air Albania”-s në këtë formë merr një tjetër kuptim, me Ballkanin që nga ana tjetër luan edhe për rekorde.

Në edicionin e kaluar, Ballkani nuk mundi të shkonte përtej kuotës së katër pikëve në grup, por, këtë vit “oreksi” është shtuar dhe me mbështetjen e publikut shqiptar asgjë nuk duket e pamundur.

Pa harruar këtu që kjo përballje është speciale edhe për teknikun Ilir Daja, jo vetëm për rikthimin e tij në kryeqytet, por edhe për shkakun se do ta drejtojë Ballkanin në ndeshjen numër 100.

Ndaj, arsyet për t’u motivuar maksimalisht janë të shumta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco