Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

Zhgënjim për Lionel Messin, nuk përfshihet në ekipin më të mirë të MLS

Zhgënjim për Lionel Messin, nuk përfshihet në ekipin më të mirë të MLS

15:32, 29/11/2023

Futbollisti argjentinas, Lionel Messi, nuk u përfshi në skuadrën e 11 lojtarëve më të mirë të ligës amerikane, Mayor League Soccer (MLS).

Në vitin 2022, Messi fitoi Kupën e Botës me Argjentinën dhe Topi i tij i tetë i Artë ka mbërritur në vitrinën e tij.

Ai zëvendësoi PSG-në me Inter Miamin, duke nënshkruar një kontratë fitimprurëse, duke vazhduar kështu karrierën e tij në SHBA.

Me gjithë cilësinë e tij të jashtëzakonshme dhe faktin që fitoi trofeun e parë në historinë e Inter Miami duke fituar Kupën e Ligës, paraqitjet e tij nuk ishin ende të mjaftueshme për ta gjetur atë në ekipin më të mirë të ligës.

Ai ekip përbëhet nga Roman Burki, Matt Miazga, Tim Parker, Walker Zimmerman, Luciano Acosta, Thiago Almada, Hector Herrera, Hani Mukhtar, Denis Bouanga, Giorgos Giakoumakis dhe Cucho Hernandez.

Messi mbërriti tek Inter Miami më 15 korrik dhe nënshkroi një kontratë për dy vjet e gjysmë.

Megjithatë, për shkak të kohës së ardhjes së tij dhe lëndimeve, ai luajti vetëm gjashtë ndeshje zyrtare në ligë dhe shënoi një gol.

Në total, duke përfshirë ligën, kupën dhe turne të tjera, ai luajti 14 ndeshje për Inter Miami në të cilat shënoi 11 gola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco