Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Zgjedhjet europiane, 'Vaterloja' e të majtës

Pioli s’ka çfarë t’u thotë tifozëve: Jam pa fjalë

Pioli s’ka çfarë t’u thotë tifozëve: Jam pa fjalë

12:17, 29/11/2023

Stefano Pioli deklaroi pas ndeshjes Milan-Dortmund (1-3) se djemtë e tij luajtën mirë për një orë, por në Champions League duhet të shfrytëzosh në maksimum rastet e krijuara.

Kuqezinjtë renditen në vendin e fundit në grup me vetëm 5 pikë të grumbulluara në po kaq takime.

Sfida e fundit do të zhvillohet në “St. James Park” përballë Newcastle.

“Ishte një mbrëmje shumë negative. Zhvilluam një ndeshje të mirë deri kur rezultati shkoi 1-2. Përveç episodeve, ndeshjen e kontrolluam ne deri në minutën e 60-të, por duhen shfrytëzuar rastet e krijuara.

Ata janë të pamëshirshëm në kundërsulme, ne ua bëmë më të lehtë. Pas golit të dytë të tyre vuajtëm shumë, e patëm të vështirë të reagonim.

Dëmtimet? Jam i shqetësuar, pasi kemi pësuar shumë dëmtime në repartin e mbrojtjes. Ndikojnë edhe ndeshjet e shumta.

Ndodhemi në një moment delikat. Kualifikimi nuk varet nga ne, por do të ikim në Angli për të zhvilluar një ndeshje të madhe ndaj Newcastle.

Tifozët? Është e vështirë të gjesh fjalët e duhura, nuk mendoj se tifozët kanë nevojë për fjalët e mia… Kanë të drejtë të jenë të zhgënjyer, duhet të bëjmë më mirë”, u shpreh Pioli pas ndeshjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco