VIDEO/ Penalltia e PSG-së ndaj Newcastle hap polemika, anglezët e quajnë ‘Grabitje’

VIDEO/ Penalltia e PSG-së ndaj Newcastle hap polemika, anglezët e quajnë ‘Grabitje’

10:59, 29/11/2023

Penalltia e dhënë për PSG-në në minutat shtesë ka tërbuar anglezët.

Newcastle ishte shumë afër fitores në Champions League në “Parc des Princes”, por polaku Szymon Marciniak dha një penallti të dyshimtë për ekipin francez, me Kylian Mbappe që dërgoi topin në rrjetë dhe vendosi rezultatin 1-1.

Më parë kishte shënuar suedezi Alexander Isak për bardhezinjtë e Eddie Howe, të cilët kualifikohen nëse mposhtin Milanin në shtëpi dhe PSG ngec në Gjermani përballë Dortmundit.

“Të grabitur dhe të vjedhur”, janë titujt e parë të shtypit sportiv në ishull.

Gazetarët anglezë e cilësojnë skandaloze penalltinë e akorduar nga arbitri i finales së Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës në “Katar 2022”.

“Rregullat janë të qarta, ajo prekje me dorë nuk ishte penallti”, “Vjedhje në Francë” apo “Vendim i neveritshëm”, janë disa prej titujve të fortë në Angli.

Ndërkohë që Marciniak akuzohet se ndihmoi PSG-në me vendimin e tij në “limitet” e takimit në kryeqytetin francez.

“Fatkeqësisht, kjo ndeshje do të mbahet mend për këtë vendim të pabesueshëm dhe jo për paraqitjen e jashtëzakonshme të lojtarëve të Newcastle”, u shpreh komentatori i TNT Sports, Ally McCoist.

I zemëruar në maksimum u shfaq edhe trajneri Howe në deklaratën e dhënë pas ndeshjes.

“Ende po përpiqem ta pranoj atë që ndodhi… Nuk mund të them atë që mendoj rreth penalltisë, topi preku gjoksin në fillim, thjesht jam jashtëzakonisht i kënaqur me mënyrën si luajti skuadra ime”.

Newcastle mbyll rrugëtimin në Grupin F kundër Milanit në “St. James Park”.

Skuadra e Premier League do të kualifikohet nëse thyen kuqezinjtë italianë dhe PSG nuk arrin të fitojë në Gjermani përballë Borussia Dortmund.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco