Ndeshjet e sotme në Champions League/ Manchester United luan shansin e fundit për kualifikim

Ndeshjet e sotme në Champions League/ Manchester United luan shansin e fundit për kualifikim

08:45, 29/11/2023

Liga e Kampionëve luan sfidat e radhës të raundit të pestë në grupe, me disa skuadra të tjera që kërkojnë kualifikimin në fazën tjetër.

Në orën 18:45, në Grupin A, Galatasaray pret Manchester United në një sfidë jetike.

“Djajtë e Kuq” udhëtojnë në “ferrin” e Stambollit me objektivin e vetëm, fitoren, teksa me një rezultat tjetër, të besuarit e Ten Hag do të ishin praktikisht të eliminuar.

Po në këtë grup, Bayerni i Mynihut do të presë në orën 21:00 në “Allianz Arena” skuadrën e Kopenhagen, me skuadrën e Tuchel që është në kërkim të perfeksionit të pikëve.

Këtë gjë e synon dhe Reali i Madridit, që po në këtë orë do të presë Napolin në supersfidën e mbrëmjes në “Santiago Bernabeu”.

Kampionët e Italisë ende nuk e kanë siguruar kualifikimin, teksa më të vështirë pritet t’ia bëjnë rekordmenët e Europës.

Në Grupin B, Arsenali pret skuadrën e Lens, me një pikë që do t’i çonte “topçinjtë” në fazën tjetër, ndërsa në Grupin D, Interi me Sociedadin luajnë kreun në distancë.

Zikaltrit udhëtojnë në transfertën portugeze përballë Benfikës, ndërsa spanjollët presin në shtëpi Salzburgun.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco