Southgate mbetet pa para, agjenti investon 28 milionë pa lejen e trajnerit

Southgate mbetet pa para, agjenti investon 28 milionë pa lejen e trajnerit

22:30, 28/11/2023

 

Terry Byrne, agjenti dhe ish-menaxheri i David Beckham, është në telashe të mëdha.

Ai dyshohet se ka investuar shuma të mëdha parash, duke përfshirë kursimet e Gareth Southgate (rreth 28 milionë euro), Joe Cole dhe Glen Hoddle pa pëlqimin e tyre.

Sipas Daily Mail, blerja e zyrave të reja në qendër të Londrës vitin e kaluar ka lënë disa nga bizneset e Byrne në rrezik likuidimi për shkak të borxheve të mëdha ndaj klientëve, përfshirë Southgate, me të cilin marrëdhënia profesionale mund të përfundojë për shkak të këtij problemi.

Të dy kanë punuar së bashku që nga viti 2016 dhe agjenti ka negociuar të gjitha kontratat e trajnerit me federatën angleze.

Byrne tha se ai do të “bëjë përpjekje të mëdha” për të siguruar që klientët e tij të “rimbursohen plotësisht” pasi ka investuar paratë e tyre.

Sipas burimeve pranë agjentit, ky i fundit ka pranuar se ka bërë një “gabim në gjykim” dhe se nuk ka qenë një “mashtrim i qëllimshëm”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco