Nelson Hysa nuk ka rival në 'OTR Fight Club', Ymeri fiton titull

Nelson Hysa nuk ka rival në 'OTR Fight Club', Ymeri fiton titull

22:17, 28/11/2023

Në Feti Borova u zhvillua “OTR Fight Club”, një event i cili mblodhi boksierët më të spikatur shqiptar.

Sfida kryesore e mbrëmjes që ishte ajo mes Neraldo Ymerit dhe Jorge Moya përfundoi me fitoren e boksierit shqiptar. Ishte një ndeshje që vlente titullin WBC Youth World, titull që tashmë do të mbahet nga Ymeri i cili lajmëroi se karrierën do ta vijojë në Angli.

Ndeshja e parë e mbrëmjes ishte ajo e Kajoshit që mposhti me K.O kolumbianin Ortiz. Në raundin e tretë, boksieri kundërshtar nuk mundi ta përballonte furinë e Kajoshit dhe u detyrua të dorëzohej.

Ndeshja e tjetër ishte ajo mes Ardit Murjes dhe gjeorgjianit Edgari Sarkisiani. Boksieri që përfaqëson Teutën e fitoi sfidën teksa ishte trupa e arbitrave që vendosi në favor të tij. Murja ishte gjatë gjithë kohës në avantazh duke sulmuar vazhdimisht kundërshtarin dhe në fund fitorja ishte mëse e merituar.

Sfida e radhës ishte ajo mes Amarildo Vrajës dhe boksierit slloven Aljaz Venkos. Mes kësaj dysheje rezultoi një sfidë mjaft e forte dhe e luftuar ndërsa pas gjashtë raundesh, gjyqtarët vendosën në favor të boksierit shqiptar Vraja.

Një tjetër ndeshje ishte ajo mes serbit Dejan Bubic dhe Luis Gjolenës. Boksieri shqiptar e nisi me shumë vrull dhe ia doli ta mbyllte ndeshjen në raundin e dytë falë një K.O me serbin që ra dhe nuk mundi të ngrihej sërish.

Në sfidën e radhës, Ervis Lala mposhti Xhulianon, një tjetër boksier shqiptar. Një sfidë që kjo që zgjati vetëm një raund teksa Xhuliano u tërhoq dhe ai që triumfoi ishte Lala.

Ndërkaq, Alban Beqiri u përball me Joel Julio. Një sfidë e cila pa në avantazh përgjatë gjashtë raundeve boksierin shqiptar ndërsa edhe juria vendosi në favor të Beqirit.

Zgjat pak ndeshja e Nelson Hysës përballë kolumbianit Caceres. Kampioni shkodran e mbylli sfidën nê raundin e parë me kundërshtarin që u tërhoq pas disa goditjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco