Llorente: 'Ju zbuloj arsyen e vërtetë pse Napoli shkarkoi Ancelotti-n'

Llorente: 'Ju zbuloj arsyen e vërtetë pse Napoli shkarkoi Ancelotti-n'

16:53, 28/11/2023

 

Në prag të ndeshjes mes Real Madridit dhe Napolit në Champions League, e vlefshme për javën e pestë të Grupit C, ish-lojtari i “Axurrëve”, Fernando Llorente, ka folur për “AS”.

Spanjolli, tashmë në i tërhequr, foli për Carlo Ancelotti-n. Trajneri italian e stërviti atë gjatë përvojës së tij në Napoli përpara se të shkarkohej:

“Ishte e mrekullueshme. Vetë Ancelotti më priti. Nuk e prisja. Një trajner i tillë prestigjioz më ofroi një darkë në hotel me djalin e tij Davide sapo zbarkova.

“Ai është një zotëri dhe një trajner mbresëlënës. Kam mësuar shumë prej tij. Është për të ardhur keq që presidenti De Laurentiis donte të na ndëshkonte për rezultatet e këqija dhe ne refuzuam.

“Trajneri vendosi të mbajë anën tonë ne dhe në fund e shkarkuan për këtë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco