Kukësi-Skënderbeu, spektakël pa fitues në ‘Arenën e Demave’

Kukësi-Skënderbeu, spektakël pa fitues në ‘Arenën e Demave’

15:51, 28/11/2023

Kukësi dhe Skënderbeu kanë ndarë pikët në një barazim spektakolar të luajtur në “Arenën e Demave”, e vlefshme për javën e 14-të, që u mbyll me rezultatin 2-2.

Të parët që kaluan në avantazh ishin korçarët, që gjetën rrjetën me Frenkiln, e më pas me Likën, duke marrë lojën nën kontroll.

Por në të dytën verilindorët e Nicës u “ringjallën”, duke gjetur golin me Zhongon në minutën e 55’ e më pas me Da Motën në 81’, të dyja të ardhura si pasojë e këndoreve.

Kështu Kukësi ngjitet momentalisht në vendin e 8-të të renditjes, ndërsa Skënderbeu vazhdon të jetë në vendin e katërt me 18 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco