Formacioni i mundshëm i Interit në Champions/ Në Itali e bëjnë fakt, Asllani titullar ndaj Benficës

Formacioni i mundshëm i Interit në Champions/ Në Itali e bëjnë fakt, Asllani titullar ndaj Benficës

15:33, 28/11/2023

Pasi siguroi kualifikimin për në fazën tjetër të Champions League, dy ndeshjet e mbetura për skuadrën e Interit tashmë janë më shumë për argëtim.

Ndërsa jemi në prag të sfidës në transfertë ndaj Benficës, trajneri i “zikaltërve” të Milanos, Simone Inzaghi, po projekton disa ndryshime në formacionin titullar.

Mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit, Kristjan Asllani, pritet ta nisë këtë takim nga minuta e parë, me Inzaghin që do e lërë Calhanoglun të pushojë.

Ndërkohë formacioni i mundshëm i Interit pritet të jetë: Audero (debutim), Bisseck, Acerbi, Bastoni, Darmian, Carlos Augusto, Asllani, Frattesi, Arnautovic, Lautaro, Alexis Sanchez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco