FOTO/ ‘Imazhi i Shqipërisë’, Xherdan Shaqiri uron 111- vjetorin e Pavarësisë

FOTO/ ‘Imazhi i Shqipërisë’, Xherdan Shaqiri uron 111- vjetorin e Pavarësisë

13:36, 28/11/2023

Sulmuesi me origjinë shqiptare i Chicago Fire, Xherdan Shaqiri, nuk harron kurrë së shfaqur patriotizmin dhe dashurinë për Shqipërinë.

Së fundmi, Shaqiri ka uruar festën e Pavarësisë, 28 Nëntorin, përmes një fotoje shumë të bukur të postuar në “Insta-Story”.

Xherdani ka publikuar një foto ku shfaqen heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu së bashku me Ismail Qemailin dhe Isa Boletinin, që shpallën Pavarësinë e Shqipërisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë, të udhëhequr nga shqiponja në flamurin “kuqezi”, duke e përshkruar këtë foto me vetëm dy fjalë “Imazhi i Shqipërisë”.

Shaqiri shkruan në foton e postuar: “Urime 111 vjetorin”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco